• e enjte, 18 korrik 2024

Arrestohet një banor nga Kumanova, në banesën e tij janë gjetur heroinë, marijuanë dhe dy peshore digjitale

Arrestohet një banor nga Kumanova, në banesën e tij janë gjetur heroinë, marijuanë dhe dy peshore digjitale
Kumanovë, 13 shtator 2022 (MIA) - Policia arrestoi një person nga Kumanova në shtëpinë e të cilit është gjetur heroinë, marijuanë dhe dy peshore dixhitale, njoftoi sot MPB. "Dje në ora 14:00, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë - Seksioni për trafikim të paligjshëm të narkotikëve dhe armëve e kanë privuar nga  liria I.M. (46) nga Kumanova. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në Kumanovë, të kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur heroinë, marijuanë dhe dy peshore dixhitale", njofton policia. Ai është dërguar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR