• e enjte, 18 korrik 2024

Arrestohet një banor i Korçës i cili kontrabandonte karburant nga Maqedonia e Veriut

Arrestohet një banor i Korçës i cili kontrabandonte karburant nga Maqedonia e Veriut
Tiranë, 11 nëntor 2022 (MIA) – Policia shqiptare, pas një hetimi njëmujor, ka arrestuar një banor të Korçës, nën akuzën e kontrabandës së karburanteve përmes pikës kufitare Goricë-Stenje, në kufirin shqiptaro-maqedonas afër Resnjës. "Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se shtetasi D.F.(54) me automjetin "Mercedes" ka kontrabanduar nga Maqedonia një sasi të konsiderueshme nafte përmes pikës kufitare Goricë, trezervuarin e të cilit e ka modifikuar dhe zmadhuar. Naftën kontrabanduar e ruante në shtëpinë e motrës së tij, E.Ç. dhe më pas ua ka shitur personave të tjerë, thuhet në deklaratën e policisë. Shtohet se policia ka zbuluar 300 litra naftë, e cila dyshohet se është kontrabanduar. D.F. do të përgjigjet për veprat penale “Kontrabandë me mallra që i nënshtrohen akcizës” dhe “Tregti dhe transport mallrash të kontrabanduar”. Motra e tij do të jetë përgjegjëse për bashkëpunim, por do të mbrohet nga liria. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR