• e enjte, 18 korrik 2024

Arrestohet i dyshuari për sulmet vdekjeprurëse ndaj të pastrehëve në periferi të Vankuverit

Arrestohet i dyshuari për sulmet vdekjeprurëse ndaj të pastrehëve në periferi të Vankuverit
Vankuver, 25 korrik 2022 (MIA) – I dyshuari është arrestuar, njoftoi policia kanadeze pas disa të shtënave ndaj të pastrehëve sot në lagjen Lengli në periferi e Vankuverit. Policia kalorsiake tha se është shtënë kryesisht në qendër të Lenglit, ndërsa zëdhënësja e policisë Rebeka Parslou deklaroi se nuk ka informacione mbi gjendjen e të plagosurve gjatë sulmit, transmetuan mediat amerikane. Mediat lokale mëngjesin e sotëm njoftuan se disa njerëz janë vrarë nga të shtënat masive në provincën e Kolumbisë britanike, ndërsa policia lokale ka lëshuar ​​një paralajmërim urgjent dhe ka lutur banorët të jenë të kujdesshëm dhe janë këshilluar të qëndrojnë larg vendeve kritike, njoftojnë mediat britanike. "Më shumë të shtëna në qendër të Lenglit në një incident ku ka viktima", tha policia në paralajmërimin drejtuar banorëve të Kolumbisë britanike. Zëdhënësi i policisë mbretërore kanadeze për rrjetin Si-Bi-ES deklaroi se disa njerëz janë vrarë, por nuk precizuar numrin. Viktimat ka qenë të pastrehë, ndërsa policia beson se sulmi ka qenë i planifikuar, transmetojnë mediat kanadeze.  

QËNDRONI TË LIDHUR