Arrestohet i dënuari për vuajtjen e dënimit me burg
- Nëpunës policorë të Stacionit policor Strumicë rreth orës 01:00 pas mesnate e kanë privuar nga liria D.P. (21) nga f. Angellci, i cili kërkohet të vuajë dënim me burg.
- Post By Fami Bajrami
- 11:09, 5 mars, 2024
Shkup, 5 mars 2024 (MIA) - Nëpunës policorë të Stacionit policor Strumicë rreth orës 01:00 pas mesnate e kanë privuar nga liria D.P. (21) nga f. Angellci, i cili kërkohet të vuajë dënim me burg.
"Ai ka qenë i dënuar me dënim me burg prej tre vjetëve për vepër penale të kryer 'plaçkitje' sipas nenit 237 të Kodit Penal, kurse ka qenë i kërkuar me urdhërarrest nacional në bazë të urdhëresës të Institucionit Ndëshkues-Korrektues Burgu Strumicë për vazhdimin e vuajtjes së dënimit në kohëzgjatje prej dy vjetëve nga dënimi", informojnë nga MPB-ja.
Personi është dërguar në instiutucion për vuajtjen e dënimit. rq/bsh/
Foto: Arkivi i MIA-s