• e premte, 05 korrik 2024

Arrestohet i arratisuri nga burgu, kthehet në Burgun Idrizovë

Arrestohet i arratisuri nga burgu, kthehet në Burgun Idrizovë

Shkup, 24 gusht 2023 (MIA) - Nëpunës policorë të Sektorit për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar-Seksioni i Hetimeve mbrëmë e kanë privuar nga liria I.K. (39) nga f. Moin-Gjevgjeli. 

Siç informuan sot nga MPB-ja, ai ka qenë i dënuar me dënim me burg prej gjashtë vjetëve për vepër penale të kryer “prodhim i palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” sipas nenit 215 të Kodit Penal, kurse ka qenë i kërkuar me urdhërarrest nacional në bazë të urdhëresës të Institucionit Ndëshkues-Përmirësues Burgu Idrizovë për shkak arratisjes nga burgu.

Personi është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Idrizovë për vazhdimin e vuajtjes së dënimit me burg prej thuajse katër vjetëve. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR