• e diel, 06 tetor 2024

Arrestohet i arratisuri nga burgu, i dënuar me dënim me burg prej dy vjetëve

Arrestohet i arratisuri nga burgu, i dënuar me dënim me burg prej dy vjetëve

Shkup, 8 shkurt 2024 (MIA) - Nëpunës policorë të Sektorit për bashkëpunim policor ndërkombëtar-seksioni i ndjekjeve, dje rreth orës 20:30 minuta në afërsi të f. Krupishte, komuna Karbinci, së bashku me nëpunës policorë të SPB Shtip e kanë privuar nga liria G.T. (38) nga f. Ballvan i Ulët, komuna Karbinci.

Siç njoftojnë nga MPB-ja, ai ka qenë i dënuar me dënim me  burg në kohëzgjatje prej dy vjetëve sipas nneit 259 të Kodit Penal, kurse ka qenë i kërkuar edhe me urdhërarrest në bazë të urdhëresës së Institucionit Ndëshkues-Korrektues Burgu Strumicë për vazhdimin e vuajtjes së dënimit prej një viti dhe një muaji të dënmimit.

Personi do të shoqërohet në institucion kompetent për vazhdimin e vuajtjes së dënimit. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR