• e martë, 16 korrik 2024

Arrestohet hajduti në Shkup për të vuajtur dënimin me burg prej tre vjetëve

Arrestohet hajduti në Shkup për të vuajtur dënimin me burg prej tre vjetëve

 Shkup, 1 mars 2024 (MIA) - Nëpunës policorë nga Ekipi Operativ i Ndjekjeve pranë SPB Shkup në orën 06:55 në rrugën "Zendel Xhemail" në Shkup e kanë privuar O.B.(58) nga fshati Ognjancë- Shkup, kumtuan sot nga MPB.

 Ai kërkohej me urdhërarrest nacional në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtjen e dënimit me burg prej tre vjetëve për veprën penale “vjedhje e rëndë” nga neni 236 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal.

 "Personi është dorëzuar në Stacionin Policor Gazi Babë dhe më pas do të dërgohet për vuajtje të dënimit në institucion kompetent ndëshkues-korrektues", shpjegohet në kumtesën e MPB-së.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR