• e enjte, 26 dhjetor 2024

Arrestohet hajduti në Shkup, mjeti i marrur i kthehet pronarit

Arrestohet hajduti në Shkup, mjeti i marrur i kthehet pronarit

Shkup, 24 korrik 2024 (MIA) - Nëpunës policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria A.B. (34) nga Shkupi, i cili dyshohet se dje rreth orës 12:45 minuta në hapësirën për parkim para hotelit në rajonin e Qendrës ia ka marrë telefonin celular nga S.J. (62) nga Probishtipi.

"Sipas denoncimit, gjatë tentimit për ta kthyer telefonin, S.J. ka qenë i sulmuar me mjete të forta nga ana e A.B., i cili ia ka dëmtuar edhe automjetin. Me A.B. është realizuar bisedë zyrtare në stacion policor dhe tek ai është gjetur telefoni i marrur. Pas dokumentimit të plotë të rastit Njësiti i Punëve të Brendshme Qendër dhe Bit Pazar do të parashtrojë kallëzim penal për vepër penale të kryer 'vjedhje plaçkitëse' sipas nenit 238 të Kodit Penal", thuhet në kumtesën e MPB-së. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR