• e hënë, 08 korrik 2024

Arrestohet hajduti në Kumanovë

Arrestohet hajduti në Kumanovë

Shkup, 20 mars 2024 (MIA) - Në Kumanovë, mbrëmë në ora 22:10 nëpunës policorë të SPB Kumanovë e kanë privuar nga liria D.D. (32) nga Kumanova, kumtoi sot MPB-ja.

Ai dyshohet se një ditë më parë nga një pronë private në rr. “Saltir Naumov” në Kumanovë ka vjedhur më shumë sende. Ai është arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR