• e mërkurë, 17 korrik 2024

Arrestohet grabitësi nga Manastiri

Arrestohet grabitësi nga Manastiri

Shkup, 29 maj 2024 (MIA) - Në Manastir dje nëpunës policorë nga SPB Manastir  kanë privuar nga liria personin S.S.(22) nga Manastiri.

Ai dyshohet se me datë 28.05.2024, rreth orës 20:30, në një lokal shitjeje në rrugën “Apostoll Zdraveski” me dhunë i ka marrë paratë nga qarkullimi ditor nga  e punësuara V.B (45) nga Manastiri.

Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR