Arrestohet një 34-vjeçar nga Saraji, i dënuar me pesë vjet burg
- Nëpunës policorë të Skuadrës Operative të Hetimeve pranë SPB Shkup dhe të Njësitit të Policisë Interenuese pranë SPB Shkup, mbrëmë e kanë privuar nga liria S.S. 34 vjeç nga fshati Arnaqi, komuna e Sarajit.
- Post By Qefsere Abduli
- 09:36, 16 gusht, 2023
Shkup, 16 gusht 2023 (MIA) - Nëpunësit policorë të Skuadrës Operative të Hetimeve pranë SPB Shkup dhe të Njësitit të Policisë Interenuese pranë SPB Shkup, mbrëmë e kanë privuar nga liria S.S. 34 vjeç nga fshati Arnaqi, komuna e Sarajit.
"Ai ka qenë i dënuar me dënim me burg prej pesë vjetëve për vepër penale të kryer “prodhim i palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve “ sipas nenit 215 të Kodit Penal, kurse për personin në fjalë ka qenë i lëshuar urdhërarrest nacional në bazë të urdhëresës së Institucionit Ndëshkues-Përmirësues Burgi Idrizovë ku ka për të vuajtur edhe dy vjet e tetë muaj të dënimit me burg", thuhet në njoftimin e sotëm të MPB-së.
Personi është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu Idrizovë për vazhdimin e vuajtjes së dënimit. qa/ar/
Foto: Arkivi i MIA-s