• e enjte, 26 dhjetor 2024

Arrestohet dileri dhe dërgohet në burg

Arrestohet dileri dhe  dërgohet në burg

 Shkup, 28 gusht 2023 (MIA) - Pas urdhërarrestit të shpallur në bazë të urdhëresës gjyqësore nga Gjykata Themelore Gostivar, sot rreth orës 8:45,  nëpunës policorë të SPB Tetovë- SP Gostivar e kanë privuar nga liria SH.J.(22) nga f. Raven- Gostivar, i cili ka qenë i dënuar me 1 vit e gjashtë muaj dënim me burg, për vepër penale të kryer "prodhim dhe tregti e palejuar, dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve", e dënueshme sipas nenit 215 dhe 226 të Kodit Penal, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.  

 Siç informojnë nga MPB-ja. Sh.J. është dërguar në INP Burgu Idrizovë për vuajtjen e dënimit me burg. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR