• e shtunë, 23 nëntor 2024

Arrestohet banori i Shtipit i dënuar me 15 vjet e 4 muaj burgim

Arrestohet banori i Shtipit i dënuar me 15 vjet e 4 muaj burgim

 Shkup, 8 janar 2024 (MIA) - Nëpunës policorë nga Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – Njësia  për ndjekje, në bashkëpunim me nëpunës policorë të SPB Shtip, është privuar nga liria personi Ç.R.(25) nga Shtipi.

Siç informojnë nga MPB-ja, ai është dënuar me burgim prej 15 vjet e 4 muaj, për veprat penale të kryera nga neni 383 dhe 144 të Kodit Penal, ndërsa kërkohej me urdhër të Institucionit ndëshkues-korrektues Burgu Idrizovë, ku i kanë mbetur për vuajtje të dënimit edhe 5 vjet e 8 muaj. 

 Personi do të dërgohet në institucionin ndëshkues-korrektues për të vuajtur dënimin.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR