• e enjte, 18 korrik 2024

Arrestohet 62-vjeçari nga fshati Kërkino i Manastirit për "vjedhje të rëndë"

Arrestohet 62-vjeçari nga fshati Kërkino i Manastirit për

Shkup, 4 prill 2023 (MIA) - Nëpunës të policisë kriminalistike pranë SPB Manastir dhe të Stacionit Policor me Kompetenca të Përgjithshme Manastir dje e kanë privuar nga liria B.A. (62) ng f. Kërklino-Manastir.

"Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, e kryer me urdhër të Gjykatës Themelore Manastir janë gjetur dhe sekuestruar sende të cilat rrjedhin nga vepra penale “vjedhje e rëndë”, të cilën e ka kryer në objekt të ndërmarrjes private në periudhën 01.04. deri më 03.04.2023", sqarohet në kumtesë.

Ai është në mbajtje në stacion policor, kurse sendet e vjedhura i janë kthyer pronarit.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër B.A. do të parashtrohet kallëzim përkatës penal. fc/

Fotografia: Arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR