• e enjte, 05 dhjetor 2024

Arrestohen tetë personat që morën pjesë në incidentet e djeshme me rastin e Ditës së Flamurit Shqiptar

Arrestohen tetë personat që morën pjesë në incidentet e djeshme me rastin e Ditës së Flamurit Shqiptar

Shkup, 29 nëntor 2024 (MIA) - Për momentin janë arrestuar tetë persona të cilët morën pjesë në incidentet e djeshme kur u përdhos flamuri i Maqedonisë me rastin e festës së flamurit shqiptar. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot në një deklaratë për media tha se katër prej tyre dyshohen sipas nenit 319 të Kodit Penal, i cili ka të bëjë me “shkaktim të urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare, përçarje dhe intolerancë”, për të cilën është parashikuar dënim me burg prej së paku një vit.

Toshkovski tha se të gjithë janë të rinj të moshës nga 18 deri në 21 vjeç dhe njëri prej tyre është i mitur.

"Ata janë arrestuar, ndodhen në stacion policor dhe sipas udhëzimit të prokurorit publik do të sillen para drejtësisë me procedurë urgjente, gjegjësisht sipas informacioneve që kam unë do të nxiren para gjykatës dhe më pas gjykata do të vendos në kuadër të kompetencave të saj ligjore", tha Toshkovski.

Gjatë mbrëmjes, siç ka theksuar ai, disa raste janë zbardhur plotësisht, disa janë zbardhur pjesërisht, ndërsa në një numër të madh të rasteve policia do të veprojë në ditët në vijim. Toshkovski u bëri thirrje të gjithë atyre që kanë informacione për incidentet e djeshme që t'ia dorëzojnë Ministrisë së Punëve të Brendshme.

"Falënderim për të gjithë qytetarët e ndërgjegjshëm që shpërndanë këto lloj veprimesh të padëshiruara në rrjetet sociale sepse kemi hedhur dritë mbi një nga ngjarjet penale juridike pas marrjes së një regjistrimi nga rrjetet sociale. Më duhet ta përmend këtë. Dhe arrestohet personi që grisi flamurin, ndërsa në sfond ka një automjet të kuq. Njëri prej tyre është kapur duke djegur flamurin maqedonas dhe njëri është kapur duke e shkelur flamurin. Katër personat e tjerë që u ndaluan u arrestuan sepse morën pjesë në një përleshje", tha Toshkovski.

Министерството за внатрешни работи во минатото издавало дозволи за оружје на лица кои не ги исполнувале законските услови и по спроведена внатрешна контрола 15 високи полициски службеници доб

Ai bëri të ditur se ndaj kujtdo për të cilin sigurohen prova do të ngritet kallëzim përkatës penal. Policia, siç shtoi ai, është përgjigjur në mënyrë të duhur dhe profesionale.

"Fatmirësisht nuk patëm viktima, nuk patëm lëndime të rënda trupore, fatmirësisht nuk u realizua skenari i dëshiruar i disa keqbërësve për të përfshirë policinë në kuadër të ngjarjeve të caktuara ashtu siç ata mendonin se duhej të përfshihej policia",  tha Toshkovski.

Sipas tij, këto janë incidente që kanë ndodhur nga të rinjtë të cilët duhet të mbajnë përgjegjësi, por, siç tha ai, nuk duhet të lejojmë nxitjen e tensioneve ndëretnike të asnjë nacionaliteti.

"Edhe një herë dua të dërgoj një mesazh për të gjithë ata që po mendojnë të shkaktojnë ndonjë skenar të destabilizimit të vendit, ne do t'i përgjigjemi ashpër dhe mizorisht përpjekjeve të tilla. Policia është e gatshme, e pjekur dhe profesionale për t'iu përgjigjur të gjitha sfidave", tha Toshkovski.

Dje, me automobila me flamuj të valëvitur të Shqipërisë në rrugët e Shkupit dhe në qytete të tjera të vendit është festuar Dita e Flamurit Shqiptar. Në video incizimet që u publikuan mbrëmë nga mediat dhe qytetarët, shihet se si griset flamuri i Maqedonisë dhe si një veturë kalon mbi të.

Partitë politike dënuan përdhosjen e flamurit të Maqedonisë dhe kërkuan që autorët të gjinden dhe të dënohen sipas ligjit. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s/Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR