• e enjte, 26 dhjetor 2024

Arrestohen shtatë kontrabandistë nga Pakistani, janë gjetur 70 migrantë

Arrestohen shtatë kontrabandistë nga Pakistani, janë gjetur 70 migrantë

Shkup, 27 tetor 2023 (MIA) - Arrestohen shtatë kontrabandistë nga Pakistani, ndërsa janë gjetur 70 migrantë, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

"Në periudhën prej orës 20:00 deri në orën 02:30 të mëngjesit të sotëm, zyrtarë policorë nga Qendra Rajonale për çështje kufitare Jug, SPB Strumicë dhe nga NEKMTSL, në koordinim me Departamentin për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë, kanë privuar nga liria shtatë migrantë nga Pakistani, për shkak të dyshimit se janë autorë të veprës penale – kontrabandim me migrantë, sipas nenit 418-b të Kodit Penal", theksohet në kumtesën.

Rreth orës 17 është raportuar se në jug të Negorcit, në afërsi të lumit Serminska, ndodhet një grup i madh i migrantëve nga Siria. Grupi ishte në lëvizje, siç shtohet në kumtesën, i udhëhequr nën detyrim nga disa migrantë nga Pakistani.

"Nga ana e QR për ÇK jug dhe SPB Strumicë menjëherë janë dërguar zyrtarë policorë në lokacionin e treguar, në bashkëpunim me pjesëtarët e Departamentit për operacione speciale të policisë. Pas një kontrolli të detajuar në terren, janë zbuluar gjithsej 77 emigrantë", shkruan në kumtesën.

Nga Siria - 52, nga Pakistani -13, nga Turqia pesë, nga Iraku - pesë dhe nga India - dy persona, ndërsa në mesin e tyre edhe shtatë migrantët nga Pakistani, të cilët konsideroheshin si udhëheqës të grupit.

Për rastin është informuar prokurori publik nga PTHPNJKOK - Shkup, ndërsa sot kundër shtatë migrantëve nga Pakistani është parashtruar kallëzim penale. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR