• e diel, 06 tetor 2024

Arrestohen plaçkitësit në Veles

Arrestohen plaçkitësit në Veles

Shkup, 23 dhjetor 2023 (MIA) - Nëpunës policorë të Stacionit Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Veles, sot rreth orës 08:30  i kanë privuar nga liria M.G. (25) dhe O.T.(32) të dy nga Velesi, kumtoi MPB.

Policia ka vepruar në bazë të denoncimit paraprak se në mëngjes rreth orës 08:00 kanë kryer plaçkitje në bastore sportive me përdorimin e forcës ndaj të punësuarës, prej së cilës kanë marrë të holla.

"Pas një kohe të shkurtër, personat janë gjetur dhe janë arrestuar në stacion policor. Për rastin në fjalë është informuar Prokuror publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës", thuhet në kumtesën e MPB-së. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR