• e enjte, 26 dhjetor 2024

Arrestohen pesë hajdutë në Shtip, zbardhen gjashtë vepra penale

Arrestohen pesë hajdutë në Shtip, zbardhen gjashtë vepra penale

Shkup, 13 prill 2023 (MIA) - Nëpunës policorë të Stacionit Policor Shtip dhe Seksionit për Kriminalitet të Përgjitthshëm pranë SPB Shtip, pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, arrestuan dy 17-të vjeçar dhe një 15-të vjeçar nga Shkupi dhe Shtipi.

Siç kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme, ata dyshohen se kanë kryer katër vpera penale “vjedhje” prej të cilave tri janë kryer më datën 08,09 dhe 10.04.2023 në objekte për shitje në qendër tregtare në Shtip, prej ku kanë vjedhur të holla, veshëmbathje dhe pajisje të ndryshme sportive, kurse veprën e katërt penale “vjedhje” e kanë kryer më datën 29.12.2022 në objekt gastronomik në Shtip prej ku kanë vjedhur të holla.

"Poashtu është zbardhur edhe një vepër penale 'vjedhje e rëndë', e kryer më datën 10/11.04.2023 nga objekt shitjeje në Shtip dhe një vepër penale “vjedhje”, e kryer më datën 06.04.2023 në oborrin e subjektit juridik në komunën Karbinci, prej ku janë vjedhur sende të metalta, për të cilën i dyshuar dhe i arrestuar ka qenë R.G. (43) nga Shtipi", kumtoi MPB.

Në bisedë zyrtare në stacion policor ata i kanë pranura veprat, kurse sendet e vjedhura janë sekuestruar dhe u janë kthyer pronarëve të dëmtuar. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër të involvuarve në këto vepra do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale. bsh/

Foto: MIA arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR