• e mërkurë, 17 korrik 2024

Arrestohen pesë dilerë të drogës në Shkup

Arrestohen pesë dilerë të drogës në Shkup
Shkup, 16 prill 2022 (MIA) – Nëpunës policor nga Departamenti i policisë kriminalistike, Sektori për tregti të paligjshme me drogë, armë dhe substanca të rrezikshme në bashkëpunim me Njësinë për trafikim të paligjshëm të narkotikëve në kuadër të SPB- Shkup dje dhe sot kanë ndërmarrë aksion për zbulimin dhe luftimin e dilerëve të drogës në rrugë, me çka kanë privuar nga liria pesë persona. Siç informojnë nga MPB-ja, në territorin e Aerodromit është privuar nga liria T.J. (31) nga Shkupi pasi pas kontrollit me urdhër të gjykatës në shtëpinë e tij janë gjetur marihuanë dhe dy peshore digjitale, në zonën e Karposhit janë privuar nga liria B. T. (50) dhe D. T. (50) të dy nga Shkupi pasi tek D. T. janë gjetur marihuanë dhe lëndë pluhuri dhe në territorin e Karposhit janë privuar nga liria I. P. (32) dhe M. D. (37) të dy nga Shkupi pasi pas kontrollit të kryer me urdhër të gjykatës në shtëpinë e M.D. u gjet marihuanë. Nga MPB njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj personave në fjalë do të dorëzohen parashtresa adekuate.

QËNDRONI TË LIDHUR