• e premte, 27 dhjetor 2024

Arrestohen një kumanovar dhe një tetovar për disa vepra penale

Arrestohen një kumanovar dhe një tetovar për disa vepra penale

 Shkup, 5 shtator 2023 (MIA) - Nëpunës policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria personat M.J. (27) nga Tetova dhe Sh.Sh.(46) nga Kumanova. Ata dyshohet se gjatë dy ditëve të fundit kanë kryer disa vepra penale.

 Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se personat dyshohen se dje në Parkun e Qytetit në Kumanovë, punëtorët e Ndërmarrjes Publike “Pastërti dhe Gjelbërim” janë sulmuar fizikisht dhe janë kanosur me sende të mprehta. Në të njëjtën ditë, M.J. dhe Sh.Sh. kanë hyrë në një lokal në rrugën “11 Tetori” në Kumanovë dhe kanë vjedhur një çantë. Ndërsa më datën 3 të këtij muaji kanë tentuar të vjedhin një çantë nga një lokal në rrugën “Goce Dellçev” në Kumanovë.

 Gjithashtu, në momentin e ndalimit të tyre në stacionin policor, kanë tentuar të sulmojnë punonjësit e policisë me një send të mprehtë.

 MOB njofton se  personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihet kallëzimi përkatës

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR