Arrestohen nëntë shtetase të huaja gjatë kontrollit në një objekt hotelierik në rajonin e Tetovës
- – Nëntë shtetase të huaja janë arrestuar gjatë kontrollit në një objekt hotelierik në rrugën rajonale Tetovë – Zhelinë, informuan sot pasdite nga Ministria e Punëve të Brendshme.
- Post By Fitore Curri
- 17:59, 7 janar, 2025
Shkup, 7 janar 2025 (MIA) – Nëntë shtetase të huaja janë arrestuar gjatë kontrollit në një objekt hotelierik në rrugën rajonale Tetovë – Zhelinë, informuan sot pasdite nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik, gjegjësisht qëndrimit në kundërshtim me qëllimin, ishin arrestuar nëntë shtetase të huaja, të moshës prej 21 deri 38 vjet, nga Franca, Serbia, Ukraina, Kolumbia dhe nga Brazili”, sqarohet në kumtesën e MPB-së.
Shtetaset e huaja ishin mbajtur në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s