• e enjte, 26 dhjetor 2024

Arrestohen ish-drejtori dhe dy të punësuar, Klinika e onkologjisë funksionon pa problem, bëjnë me dije Klisarova dhe Matoshi

Arrestohen ish-drejtori dhe dy të punësuar, Klinika e onkologjisë funksionon pa problem, bëjnë me dije Klisarova dhe Matoshi

Shkup, 30 janar 2024 (MIA) - Ish-drejtori i Klinikës për onkologji dhe radioterapi dhe dy të punësuar, prej të cilëve një infermiere, janë arrestuar sot lidhur me skandalin në Onkologji, i cili vitin e kaluar e tronditi opinionin. Klinika funksionin normalisht dhe të gjitha kontrollet dhe terapitë e caktuara rrjedhin pa problem.

Këtë sot në deklaratë për mediumet e paraqitën drejtoresha e Klinikës, Violeta Klisarova dhe drejtori organizativ, Halid Matoshi.

Theksuan se kompetentët nuk kanë biseduar me ta, por vetëm u kanë cekur se kanë urdhër për atë se kush duhet të arrestohet. Paraprakisht nga Prokuroria publike konfirmuan për MIA-n se bastisjet janë me urhdër të prokurorit publik, ndërsa më shumë hollësi paralajmëruan gjatë ditës, edhe pse disa mediume dolën me inicialet e të arrestuarve, e madje edhe me emrin e ish-drejtorit, Niko Vasev.

"Nga këtu janë marrë tre persona. Ish-drejtori dhe dy të punësuar. Sekretarja nuk u paraqit sot në punë, ndoshta është marrë prej diku tjetër, telefonin e ka të fikur", deklaroi Matoshi në pyetjen për sa persona ka pasur urdhër-arreste.

Klisarova me bindje se Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji punon dhe funksionon normalisht.

"Të gjithë pacientët e caktuar, kontrolle rrjedhëse tterapi të parapara të pacientëve, si dhe pranimi i pacientëve të rinj funksionon normalisht. Punojnë të gjitha ambulancat. Punojmë me kapacitet të plotë në Klinikë dhe prandaj lusim që të mos krijohet panik. Askush nga pacientët nuk do të kthehet. Të gjithë do ta pranojnë terapinë e paraparë dhe të planifikuar", tha ajo.

Drejtoresha shtoi se gjithça që është në lidhje me hetimin dhe të gjitha ngjarjet të cilat ndodhën sot në mëngjes, më tutje, si informata do t'i paraqesin organet hetimore.

Për atë nëse ka pasur kontrolle nga ana e policisë, Klisarova tha se ndoshta ka pasur, por ajo nuk ka qenë e informuar. "Atë që e di, po ua konfirmoj", shtoi ajo. Lidhur me atë nëse janë marrë materiale dëshmuese, ajo tha se nuk ka informatë të tillë.

Klisarova, duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, theksoi se terapi ka për të gjithë pacientët. "Po, terapi ka. Sistemi është në procedurë. Ajo është procedurë e cila zgjatë dhe jemi larg fillimit dhe vënies së saj në funksion. Megjithatë, në kooridnim me Ministrinë e Shëndetësisë, po punohet në atë projekt, ndërsa terapi ka për momentin dhe Klinika me të vërtetë funksionon normalisht dhe mu me këtë dekalratë të sotme dëshiroj ta konfirmoj dhe të dekalroj se të gjithë pacientët do të shërbehen me tërë terapinë e nevojshme", theksoi drejtoresha.

Në fillim të shtatorit të vitit të kalaur me urdhër gjyqëso, ndërkaq në bazë të thënieve të paraqitura në tekste të gazetarëve, u kryen bastisje në Klinikën e onkologjisë dhe në dy banesa private. Më pas u mirën kompjuterët dhe dokumentacioni, të cilët më pas u dërguan për analizë dhe ekspertizë.

Ministria e Shëndetësisë atëherë e mbështeti aksionin e Prokurorisë dhe policisë, ndërsa ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi se bëhet fjalë për gjëra të cilat nuk guxojnë të ndodhin dhe bëri thirrje të mos bëhet senzacion dhe sulm ndaj të gjithë mjekëve. Nga ana e Qeverisë, shtoi atëherë, nuk do të ketë kurfarë intervenime lidhur me mbrojtjen e askujt. Lideri i opozitës, Hristian Mickoski, ndërkaq theksoi se pushteti aktual nuk pret epilog nga skandali në Onkologji.

Lidhur me skandalin, u formua edhe Komision anketues kuvendor, para të cilit dëshmuan ish-ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ish-ministra të Shëndetësisë, Venko FIlipçe, Bekim Sali dhe Nikolla Toodorov, minsitri aktual Fatmir Mexhiti, ish-drejtorë dhe drejtorë aktual të Fondit pë sigurim shëndetësor, si dhe persona dhe funksionarë të tjerë. Anëtarët e Komisionit patën nga 30 ditë për marrje në pyetje të dëshmitarëve dhe po aq për shqyrtim të dokumentacionit. Rasti e ndau pushtetin dhe opozitën. Afati për sjellje të koknludimeve në Komisionin anketues ishte deri më 3 dhjetor. Deputetët nga shumica në pushtet dhe opozita për shkak të mospajtimeve, dolën me konkludime të dnryshme. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR