• e enjte, 26 dhjetor 2024

Arrestohen hajdutët në Veles, e vjedhura do ti kthehet pronarit

Arrestohen hajdutët në Veles, e vjedhura do ti kthehet pronarit

Shkup, 15 nëntor 2023 (MIA) - Nëpunës policorë të SPB Veles i kanë privuar nga liria S.XH. (19) dhe M.M. (35), të dy nga Velesi. Ata dyshohen se me një të mitur nga Shkupi dhe një të mitur nga Velesi gjatë ditës së djeshme në një objekt shitjeje në Veles kanë vjedhur më shumë sende.

Siç informoi MPB-ja, S.XH. dhe M.M. janë arrestuar në stacion policor, kurse me të miturit, në prezencë të prindërve të tyre, është realizuar bisedë zyrtare. Sendet e vjedhura janë gjetur dhe do ti kthehen pronarit.

Për rastin është informuar Prokurori Publik dhe pas diokumentimit të plotë kundër tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR