• e shtunë, 23 nëntor 2024

Arrestohen hajdutët në Shtip, e vjedhura i kthehet pronarit

Arrestohen hajdutët në Shtip, e vjedhura i kthehet pronarit

Shkup, 1 prill 2024 (MIA) - Policia e Shtipit dje i ka privuar nga liria A.A (45) dhe SH.N. (23), të dy nga Shtipi. Ata janë hasur gjatë kryerjes së veprës "vjedhje e rëndë" në shtëpi në rrugën "Ivo Lola Ribar" në Shtip ku kanë tentuar të vjedhin më shumë sende.

Siç informojnë sot nga MPB-ja, personat janë në mbajtje në stacion policor, sendet e vjedhura i janë kthyer pronarit të dëmtuar kurse pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR