• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Arrestohen hajdutë në Shkup

Arrestohen hajdutë në Shkup

 Shkup, 7 maj 2024 (MIA) -  Në rajonin e Qendrës, nëpunës policorë të Stacionit Policor Qendër dhe të Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup mbrëmë nga ora 22.45 deri në orën 23.20 kanë privuar nga liria katër persona të mitur nga Shkupi.

Siç sot kumtuan nga MPB-ja, ata dyshohen se rreth orës 22:00 në rajonin e Qendrës me anë të kërcënimit me mjet të mprehtë nga dy të mitur tjerë kanë marrë të holla.

"Me të miturit është kryer bisedë zyrtare, ndërsa të hollat janë gjetur dhe do t’u kthehen pronarëve. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundrë tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës" theksohet në kumtesën e MPB-së

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR