• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhërarrest

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhërarrest

Shkup, 10 gusht 2024 (MIA) - Nëpunës policorë nga Njësiti i Policisë Intervenuesepranë SPB Shkup, dje në ora 17:40, në fshatin Studeniçan, Shkup, kanë arrestuar personin M.A.(41) nga Shkupi.

MPB njofton se personi kërkohej me urdhërarrest nacional dhe sipas urdhërit të Gjykatës Themelore Penale-Shkup të datës 15.03.2024 për arrest për vepër penale të kryer nga neni 215 paragrafi 1 i Kodit Penal të RVM-së- “prodhim të paautorizuar dhe lëshim në treg të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe i njëjti është dënuar me burgim prej shtatë vjet e gjashtë muaj, ndërsa i ka mbetur edhe një vit, gjashtë muaj e 20 ditë dënim me burg.

Personi është shoqëruar në SP me KP Draçevë për procedurë të mëtejshme.

"Poashtu sot D.D. (39) nga Shkupi është privuar nga liria nga nëpunësit policorë të Njësisë së Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup. Personi kërkohej me urdhër nacional të Gjykatës Themelore Penale-Shkup të datës 26.06.2024 për shkak të arratisjes nga Institucioni Korrektues- Idrizovë, ku vuante dënimin për vepër penale të kryer nga neni 247 paragrafi 3 të Kodit Penal të RMV-së "mashtrim", i dënuar me burgim prej pesë vjet e nëntë muajve", theksohet në kumtesën e MPB-së.

Personi është shoqëruar në SP Aerodrom për procedurë të mëtejshme. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR