Arrestohen dy persona në Shkup gjatë tentimit për të grabitur një market në Çair, gjurmohet pas një personi tjetër
- Nëpunësit e policisë sot kanë privuar nga liria dy persona nga Shkupi të cilët u penguan gjatë tentimit të kryejnë grabitje në një market në Çair.
- Post By Fami Bajrami
- 14:25, 6 shtator, 2025
Shkup, 6 shtator 2025 (MIA) - Nëpunësit e policisë sot kanë privuar nga liria dy persona nga Shkupi të cilët u penguan gjatë tentimit të kryejnë grabitje në një market në Çair.
"Sot nëpunësit e policisë nga SPB Shkup privuan nga liria A.H. (23) dhe E.A. (19), të cilët hynë me forcë në një market në rrugën 'Xhon Kenedi' në Shkup, në territorin e Çairit dhe tentuan të kryenin grabitje. Në orën 04:52, SPB Shkup mori një njoftim se tre meshkuj po hynin me forcë në market, pas së cilës menjëherë u ndërmorën masa dhe aktivitete përkatëse nga oficerët e Njësisë së policisë ndërhyrëse dhe Stacionit policor në Bit Pazar. Pasi u panë nga nëpunësit e policisë, personat kanë ikur, pas së cilës një nëpunës policor qëlloi me një plumb paralajmërues në ajër", informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Ata thonë se pas masave të ndërmarra, dy persona janë privuar nga liria, dhe po ndërmerren masa për gjetjen e një personi.
Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, nga MPB thonë se do të dorëzohen parashtresa përkatëse.
Foto: arkivi i MIA-s