• e martë, 26 nëntor 2024

Arrestohen dy kriminelë nga Haraçina të kërkuar me urdhërarrest

Arrestohen dy kriminelë nga Haraçina të kërkuar me urdhërarrest

Shkup, 3 mars 2024 (MIA) - Nëpunës policorë nga Ekipi Operativ për Ndjekje në SPB Shkup në bashkëpunim me Njësitin e Policisë Intervenuese në SPB Shkup sot në orën 03:30 të mëngjesit  kanë privuar nga liria A.L.(31) dhe A.S. (35), të dy nga fshati Haraçinë.

"A. L. është dënuar me burgim prej tetë vjet e gjashtë muaj për veprën penale “kontrabandë me migrantë” nga neni 418 i Kodit Penal, dhe kërkohej me urdhër arrest qendror me urdhër të Institucionit ndëshkues-korrektues Burgu Idrizovë për arratisje nga burgu, ku duhej të vuante katër vjet e tre muaj nga dënimi", informon MPB.

Ndërsa, A.S. ishte në kërkim me urdhër të gjykatës për vuajtje të dënimit me burg prej 10 muave për veprën penale të “rrezikimit të sigurisë” nga neni 144 i Kodit Penal.

"Personat janë dorëzuar në Stacionin policor Gazi Babë dhe më pas do të dërgohen për vuajtje të dënimit në institucionet ndëshkuese-korrektuese kompetente", informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR