• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Arrestohen dy grabitës në Shkup, do të vijojë kallëzimi përkatës

Arrestohen dy grabitës në Shkup, do të vijojë kallëzimi përkatës

Shkup, 17 dhjetor 2024 (MIA) - Më 16.12.2024, nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria personin A.A. (27) dhe një të mitur, të dy nga Shkupi.

Siç njoftoi sot MPB, ata dyshohet se rreth orës 13:00 kanë tentuar të kryejnë një grabitje në filialin e një banke në zonën e Çairit, gjatë së cilës kanë qëlluar disa plumba nga arma e zjarrit në xhamin e blinduar, por nuk kanë lënduar askënd. Menjëherë më pas në afërsi të vendit është gjetur A.A., ndërsa pas masave të ndërmara është gjetur edhe i mituri dhe i është gjetur një thikë.

Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR