• e enjte, 26 dhjetor 2024

Aroma e një libri të ri e paralajmëron pranverën - moto e Panairit ndërkombëtar të 35-të të librit

Aroma e një libri të ri e paralajmëron pranverën - moto e Panairit ndërkombëtar të 35-të të librit

Shkup, 10 prill 2023 (MIA) - Në kuadër të serialit "Panaire në pranverë", Panairi i Shkupit me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, si mbështetëse e panairit e organizon Panairin ndërkombëtar të 35-të të librit, i cili sivjet është nën moton "Aroma e një libri të ri paralajmëron pranverën".

Siç potencojnë organizatorët, edicioni i sivjetmë i një prej panaireve më të preferuara në vend, do të mbahet nga 4 deri më 10 maj, në Arenën "Boris Trajkovski". Në panair janë paralajmëruar mbi 50 pjesëmarrës, në mesin e së cilëve edhe shtëpitë më të suksesshme botuese, ndërsa pritet t'i tërheqin mijëra adhurues të librit.

"Në kalendarin e ngjarjeve më të rëndësishme kulturore, vend qendror me dekada zë pikërisht  "Panairi i librit", - periudha më e preferuar e vitit kur i kushtojmë dashuri të veçantë dhe kujdes bibliotekës shtëpiake ose kur e shpeshtojmë shprehinë e të gjeturit dhe dhuruarit libra të reja për më të afërmit. Manifestimi më i madh kushtuar librit në nivel nacional, që në muajin maj do t'i prezentojë një numër të madh titujsh nga të gjitha kontinentet në botë, - merret me promovimin e krijimtarisë letrare dhe dashurisë ndaj fjalës së shkruar, si edhe shkëmbimit kulturor dhe inicimit të çështjeve aktuale letrare dhe shoqërore", potencojnë organizatorët.

Joformalisht i njohur si "festival i fjalës së shkruar", çdo vit "Panairi i librit" është nikoqir dhe qendër kryesore e autorëve më të shquar vendorë dhe të huaj si edhe botuesve të cilët i prezentojnë botimet e tyre më të reja.

Për programin, më shumë informacione mund të gjenden në faqet e internetit www.skopskisaem.mk, @skopski.saem dhe Skopski saem në Facebook. 

 

Foto: Panairi i Shkupit

QËNDRONI TË LIDHUR