• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Armata për 230 milionë euro do të pajiset me tetë helikopterë nga prodhuesi italian "Leonardo helikopters"

Armata për 230 milionë euro do të pajiset me tetë helikopterë nga prodhuesi italian

Shkup, 14 mars 2024 (MIA) - Tetë helikopterë të prodhimit italian "Leonardo helikopters" do të furnizohen për nevojat e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Vlera e aeroplanëve do të arrijë 230 milionë euro, ndërsa do të paguhet në katër këste. E para do të paguhet këtë vit dhe është në shumë prej 16 për qind nga vlera totale e furnizimit.

Siç ka informuar në brifingun e sotëm ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, zgjedhja është bërë në përputhje me planin afatgjatë për zhvillimin e aftësive mbrojtëse 2023-2032 dhe planet e Armatës për rinovimin e komponentës së aviacionit.

Ajo ka thënë se procedura e përzgjedhjes së kompanisë ka filluar pas publikimit të shpalljes në vitin 2019, për të cilin është formuar një ekip i përbërë nga ekspertë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës. Është realizuar faza e hulumtimit të tregut për të cilën janë realizuar takime të shumta pune dhe vizita në kompanitë kandidate për furnizimin e helikopterëve të rinj ku janë realizuar edhe fluturime demonstruese me helikopterë të rinj potencial.

Pas grumbullimit të të dhënave është bërë analizë gjithëpërfshirëse dhe objektive e platformave të ofruara përmes ndryshimeve analitike. Kriteret sipas të cilave janë kryer analizat, siç është thënë në brifing ka qenë në lidhje me çmimet e furnizimit, mirëmbajtjen teknike dhe mbështetjen teknike, disponueshmërinë e pjesëve rezervë, jetëgjatësinë e aeroplanit dhe ndërveprueshmërinë e tyre me anëtarët e NATO-s.

"Në fazën e hulumtimit të tregut dhe krahasimin e alternativave, ekipi vendosi të rekomandojë furnizimin e helikopterëve nga kompania "Leonardo helikopters", deklaroi Petrovska.

Ajo potencoi se pakoja e furnizimit përfshin trajnimin e pilotëve dhe stafit teknik, si dhe disponueshmërinë e simulatorëve për trajnim, ndërsa do të sigurohet një hangar për të vendosur helikopterët e rinj.

Në konkursin e zgjedhjes së kompanisë arriti dhe oferta e katërt përveç "Leonardo helikopters" dhe oferta nga konsorciumi gjermano-francez, një kompani nga SHBA-ja dhe nga Kanada.

Helikopteri i parë do të arrijë në gjysmën e dytë të vitit 2026, ndërsa të gjitha dërgesat do të përfundojnë deri në vitin 2028.

Marrëveshja për furnizimin e helikopterëve do të bëhet nesër, ndërsa do ta nënshkruajnë ministrja Petrovska dhe ambasadori i Italisë në emër të Qeverisë së dy vendeve. Deri në fund të muajit do të nënshkruhet kontrata me kompaninë “Leonardo helikopters”. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR