• e martë, 24 dhjetor 2024

Armata izraelite: Vazhdojnë luftimet në pjesën lindore të qytetit Rafah

Armata izraelite: Vazhdojnë luftimet në pjesën lindore të qytetit Rafah

Tel Aviv, 11 maj 2024 (MIA) - Armata izraelite kumtoi se e vazhdon operacionin në pjesën lindore të qytetit Rafah.

Forcat izraelite vazhduan me sulme ndaj luftëtarëve të Hamasit në disa lokacione në pjesën lindore të qytetit dhe kanë vrarë disa miliantë gjatë 24 orëve të fundit, thuhet në raport.

Ushtarët izraelitë ende janë aktivë në anën e Gazës të vendkalimit kufitar Rafah me Egjiptin.

Më shumë se një milion palestinezë kërkojnë strehim në Rafah, prej të cilëve gjysma janë fëmijë. Megjithatë, më shumë se 150 mijë njerëz tani kanë ikur nga qyteti, duke druar nga përparimi izraelit në Rafah. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR