Armata izraelite urdhëroi evakuim të pjesës qendrore të Rripit të Gazës
- Armata izraelite sot ka urdhëruar evakuim të pjesës qendrore të Rripit të Gazës para ofensivës në atë rajon.
- Post By Besnik Shuki
- 14:37, 18 dhjetor, 2024
Gazë, 18 dhjetor 2024 (MIA) - Armata izraelite sot ka urdhëruar evakuim të pjesës qendrore të Rripit të Gazës para ofensivës në atë rajon.
"Ky është paralajmërim para ofensivës", ka publikuar zëdhënësi i armatës izraelite në X.
Paralajmërimi ka të bëjë me katër blloqe banesore në kampin urban të refugjatëve Bureixh, prej ku, sipas palës izraelite, palestinezët e kanë shënjestruar Izraelin.
Banorët janë ftuar të strehohen në "zonë humanitare" në rajonin Muvasi. bsh/