• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Armata izraelite pretendon se ka vrarë më pak se dhjetë njerëz

Armata izraelite pretendon se ka vrarë më pak se dhjetë njerëz

Tel Aviv, 29 shkurt 2024 (MIA) – Rezultatet e hetimeve preliminare të armatës izraelite tregojnë se në incidentin e sotëm gjatë transportit të ndihmave humanitare në Rripin e Gazës janë vrarë më pak se dhjetë njerëz, publikojnë mediat izraelite.

Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF) pretendojnë se dhjetëra palestinezë, të cilët vraponin pas kamionit të fundit të autokolonës humanitare, në një moment filluan të lëviznin drejt një pikë kontrolluese ushtarake izraelite.

"Oficeri i vendosur në zonën urdhëroi ushtarët që të gjuanin në ajër të shtëna paralajmëruese për shkak se palestinezët ishin në një distancë prej disa dhjetëra metrash, si dhe të gjuanin në këmbët e atyre që vazhdonin të lëviznin drejt ushtarëve", theksohet në raportin paraprak të hetimit.

Gjithashtu bëhet me dije se pas incidentit disa nga kamionët kanë vazhduar të lëvizin drejt veriut, ku dyshohet se persona të armatosur kanë hapur zjarr ndaj autokolonës dhe e kanë grabitur atë.

Më herët Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës njoftoi se numri i të vdekurve, derisa pritnin ndihmat humanitare ka shkuar në 112, ndërsa të lënduar janë 760 njerëz. Në kumtesën theksohet se ende janë duke u nxjerrë viktimat nga vendi i sulmit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR