• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Armata izraelite: Njësitë speciale për një vit kryen 70 sulme tokësore në Liban

Armata izraelite: Njësitë speciale për një vit kryen 70 sulme tokësore në Liban

Tel-Aviv, 1 tetor 2024 (MIA) - Armata izraelite sot kumtoi se forcat e saja speciale kryen mbi 70 sulme të vogla tokësore në Libanin fqinj prej fillimit të konfliktit me Hezbollahun libanez para pothuajse një viti.

Në kumtesë ceket se janë shkatërruar shumë objekte të Hezbollahut, tunele dhe mijëra copë armë.

IDF (Forcat izraelite të mbrojtjes) arritën rreth 1.000 pika që i shfrytëzon Hezbollahu në Libanin jugor, disa prej të cilave janë në fshatrat libaneze dhe rajonet malore disa kilometra larg kufirit, përdshirë bunkerë dhe tunele ku janë ruajtur armët.

Pati sulme në fillim të luftës mes Izraelit dhe Hamasit palestinez në Rripin e Gazës, kur armata izraelite arriti ta shtypë njësinë elite të Hezbollahut Radvan nga rajoni kufitar, duke u lejuar komandove të tyre të hyjnë në Liban pothuajse të pavërejtur.

Megjithatë, nuk pati konflikte të drejtpërdrejta me luftëtarët e Hezbollahut.

Sipas vlerësimeve të IDF-së, rreth 2.400 pjeëstarë të njësisë Radvan dhe 500 pjesëtarë të xhihadit islamik palestinez kanë pritur në fshatrat në Libanin jugor për ta sulmuar Izraelin, më 7 tetor të vitit të kalaur, pas sulmit të Hamasit nga Gaza në territorin jugor izraelit.

Atëherë në sulmin e Hamasit në Izrael u vranë 1.200 njerëz, ndërsa mbi 250 u rrëmbyen dhe u dërguan në Gazë.

Prej atëherë, 41.638 njerëz e humbën jetën në ofenzivën hakmarrëse izraelite ndaj Gazës, siç kumtoi sot Ministria e atjeshme e Shëndetësisë. Në kumtesë shtohet se për 24 orë janë vrarë 23 persona, ndërsa numri i prëgjithshëm i të plagosurve është 96.460.

Mediumet izraelite lajmërojnë se sulmet në Libanin jugor janë kryer nga komandot ushtarak izraelitë, përfshirë edhe pjesëtarë të njësive luftarake inxhinierike dhe kanë zgjatur tre deri katër ditë. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR