• e martë, 17 mars 2026

Armata izraelite mëngjesin e sotëm sulmoi dhjetëra objektiva në Teheran

Armata izraelite mëngjesin e sotëm sulmoi dhjetëra objektiva në Teheran

Tel Aviv, 4 mars 2026 (MIA) - Armata izraelite mëngjesin e sotëm publikoi se kishte goditur dhjetëra objektiva në Iran, duke përfshirë qendrat e komandës në Teheran. 

"Pak kohë më parë, forcat ajrore Izraelite, të udhëhequra nga shërbimet e inteligjencës, përfunduan një valë tjetër sulmesh që synonin qendrat komanduese të regjimit terrorist iranian në të gjithë Teheranin", theksohet në kumteësn e armatës. 

"Si pjesë e këtyre sulmeve, armata qëlloi dhjetëra raketa në qendrat e komandës së Sigurisë së Brendshme", shtohet në kumtesë.

Para fillimit të sulmit të fundit izraelit këtë mëngjes, sirenat e alarmit ajror u dëgjuan në mbarë Izraelin, por deri tani nuk ka raportime për të lënduar, theksojnë shërbimet e emergjencës". 

Gjatë natës, armata nisi një "valë të gjerë sulmesh" ndaj Iranit, pas një vale prej 17 sulmesh me raketa iraniane në territorin izraelit.

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR