• e enjte, 26 dhjetor 2024

Armata izraelite ka ndërtuar rrugë përgjatë Gazës

Armata izraelite ka ndërtuar rrugë përgjatë Gazës

Gazë, 10 mars 2024 (MIA) - Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) e përfunduan ndërtimin e rrugës së re e cila kalon përgjatë pjesës veriore të Gazës nga lindja drejt perëndimit, sipas xhirimeve satelitore të konfirmuara nga Bi-Bi-Si.

IDF deklaroi për Bi-Bi-Si se po bëjnë përpjekje që të arrijnë "bazë operative" dhe ta lehtësojnë lëvizjen e ushtarëve dhe pajisjes. 

Disa ekspertë frikësohen se do të zhfrytëzohet si barrierë, duke i penguar palestinezët që të kthehen në shtëpitë e tyre në veri. Të tjerë thanë se duket se kjo është pjesë e planit të Izraelit që të mbetet në Gazë pas përfundimit të armiqësive të tanishme. 

Rruga e re kalon përgjatë pjesës veriore të Gazës dhe fillon në kufirin e Gazës me Izraelin në afërsi të Kibuc Nahal Oz dhe përfundon në afërsi të bregut. Gjithashtu, kryqëzohet me rrugët Salah al - Din dhe Al Rashid, dy arteriet kryesore të cilat kalojnë përgjatë territorit. 

Edhe pse ka rrjet të rrugëve të cilat i lidhin lindjen dhe perëndimin, ruta e re e IDF është e vetmja e cila në vazhdimësi kalon përgjatë Gazës.

Analiza e xhirimeve satelitore të Bi-Bi-Si zbulon se IDF ka ndërtuar më shumë se pesë kilometra pjesë të reja rrugore për lidhje të rrugëve që nuk ishin të lidhura më parë. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR