• e enjte, 26 dhjetor 2024

Armata izraelite e përfundoi operacionin trejavor në Xhabalia, në veri të Rripit të Gazës

Armata izraelite e përfundoi operacionin trejavor në Xhabalia, në veri të Rripit të Gazës

Tel-Aviv, 31 maj 2024 (MIA) - Armata izraelite sot kumtoi se e ka përfunduar operacionin trejavor në Xhabalia, në veri të Rripit të Gazës, dhe paralajmëroi vazhdim të luftimeve në pjesë të tjera të enklavës palestineze.

Mediumet amerikane transmetojnë se për këto tre javë në lindje të Xhabalias janë vrarë qindra luftëtarë islamikë, janë shkatërruar dhjetëra caqe dhe komplekse luftarake, ndërkaq janë locuar qindra copë armë.

Plotësisht, janë shkatërruar mbi dhjetë kilometra tunele nëntokësore, ndërsa janë gjetur trupat e shtatë pengjeve dhe u janë kthyer familjeve të tyre në Izrael.

Në fillim të majit, ushtarët izraelitë u kthyen në Xhabalia dhe rajonet përrreth në pjesën veriore të Gazës, disa muaj pas operacionit fillestar.

KB kumtoi se rreth 100.000 palestinezë janë zhvendosur për shkak të urdhrit izraelit për evakuim.

Oficerët e IDF-së (Forcat izraelite mbrojtëse) i përshkruajtën luftimet në Xhabalia si një prej më intensiveve në këtë luftë tetëmujore.

Mediumet izraelite lajmërojnë se kampi i refugjatëve Xhabalia është një prej më të dendurve me popullatë dhe se ushtarët e IDF-së ishin nën zjarr të fuqishëm nga operativët e Hamasit.

Ushtria izraelite pohon se Hamasi e ka shndërruar infrastrukturën civile në Xhabalia në kompleks luftarak dhe se ushtarët kanë sulmnuar nga shkolla dhe vende të tjera ku civilët janë strehuar dhe ndër]tuar rrjet të tuneleve nën ndërtesat civile.

Armata izraelite pohon se ndaj ushtarëve të tyre janë gjuajtur rreth 120 predha anti-tank, në shumë vende ishin vendosur mjete shpërthyese, kanë qëlluar snajperistë dhe dronët kanë hedhur bomba.

Njëkohësisht për tre javë armata izraelite ka kryer mbi 200 sulme ajrore, me ç'rast jetën e kanë humbur persona të armatosur, prëfshirë edhe komandantë të Hamasit. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR