• e premte, 27 dhjetor 2024

Arkivi Shtetëror do të marrë pjesë në Panairin e 35-të të Librit

Arkivi Shtetëror do të marrë pjesë në Panairin e 35-të të Librit

Shkup, 4 maj 2023 (MIA) - Arkivi Shtetëror do të mrrë pjesë në Panairin e 35-të të Librit , i cili do të mbahet nga 4 maj deri më 10 maj në sallën "Boris Trajkovski - A1 Arena''.

Në stendën e Arkivit do të ekspozohet një numër i madh i përzgjedhjeve të përmbledhjeve të dokumenteve historike, botimeve dhe materialeve. Vizitorët do të kenë mundësinë të njihen me punën dhe veprimtarinë e Arkivit, si dhe të zbulojnë libra interesante dhe relevantë në fushën e studimeve arkivistike.

Publikimet do të shiten me çmim të reduktuar prej 30 përqind, ndërsa ky reduktim panairi do të jetë i vlefshëm edhe në hapësirat e Arkivit Shtetëror - pjesa Qendore, si dhe në njësitë e Arkivit Shtetëror në Shkup, Veles, Ohër, Manastir, Prilep, Strumicë, Shtip dhe Kumanovë. Në kuadër të qendrës Promocionale të panairit është planifikuar të promovohen tre botimet e fundit të Arkivit Shtetëror, autore të të cilit janë shkencëtarë të dalluar.

Promovimet do të mbahën në oraret e mëposhtme:

5.5.2023 në ora 14:00 - ,,Niko Zupaniç dhe Maqedonia në vitin 1903'', mr. Viktor Gaber 2022.  

6.5.2023 në ora 10:00 - ,,Dokumente shqipëtare për historinë e Maqedonisë, prefektura Dibër (1941-1944), vëllimi I'', prof. dr. Muzafer Bislimi 2022. 

8.5.2023 në ora 13:00- ,,Çështja maqedonase në dokumentet e Kominternës, vëllimi 2, pjesa 1; VMRO (e bashkuar) 1925-1928, përmledhje dokumentesh''. dr. Jasmina Damjanovska, prof. dr. Lenina Zhila dhe prof. dr. Vlado Popovski, 2021.

9.5.2023 në ora 12:00 - ,,Çështja maqedonase në politikën e Shtetit Osman (1876-1909)'' doc. dr. Adnan Sherif, 2023. dhe ,, Zgjedhjet parlamentare në Shtetin Osman me referencë të veçantë për Maqedoninë në vitin 1908'' , viti 2022. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR