• e shtunë, 23 nëntor 2024

Arianit Reka: Arsovska ka marrë vendime të paligjshme në tri shkolla të mesme

Arianit Reka: Arsovska ka marrë vendime të paligjshme në tri shkolla të mesme

Shkup, 26 tetor 2023  

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Të nderuar qytetarë,

Pressi i sotëm ka të bëj me atë që ndodh në arsimin e mesëm në Qytetin e Shkupit dhe thyerjet e ligjit që bëhen nga Danella Arsovska. Urojmë që ky pres të sensibilizojë ministrinë e arsimit dhe shkencës dhe organet tjera të shtetit që mos të jenë vetëm vëzhgues - por aktor dhe të veprojnë sipas detyrimeve ligjore.

Janë tre shkolla të mesme të Shkupit tek të cilat, Danella Arsovska sjell vendime joligjore dhe atë:

 Më 25 prill 2023 si ushtrues detyre në Shkollën e mesme “Koço Racin” emërton personin T.B., person që nuk është nga të punësuarit e rregullt në këtë shkollë. Personi T.B. emërtohet në këtë pozitë pa plotësuar kushtin – dhënien e provimit për drejtor. Sipas të dhënave me karakter publik nga Qendra Shtetërore për Provime, në këtë shkollë janë 2 profesorë që plotësojnë kushtet për të qenë drejtor.

Më 23 maj 2023 Arsovka në Shkollën e mesme 8 Shtatori, në pozitën e u.d. drejtor emërton personin A. Ç. Person që po ashtu nuk posedon as vërtetim për dhënie të provimit për drejtor, e as certifikatë për njohje të gjuhës angleze.

Shkolla e radhës në të cilën Arsovska bën thyerje të ligjit është shkolla e mesme Arseni Jovkov. Më 18 korrik 2023, Kryetarja e Qytetit të Shkupit në këtë shkollë si u.d. emërton personin B. Z., person ky që nuk posedon as vërtetim për dhënie të provimit për drejtor, as çerfitikatë për njohje të gjuhës angleze. Arsovska edhe në këtë shkollë nuk merr parasysh faktin që në të ka 4 profesorë tjerë të cilët plotësojnë kushtet për të qenë drejtor.

Kur institucionet nuk respektojnë ligjet në fuqi, si të presim qytetari i rëndomtë ti respekton të njëjtat? Kompromiset politike të Arsovskës herë me të majtët e herë me të djathtët, mungesa e konsistencës politike dhe thyerjet evidente - dëmtojnë shumë shoqërinë tonë.

Aleanca për Shqiptarët beson që me drejtësinë dhe ligjin nuk ka kompromis. Ne vazhdojmë të jemi konsistent në qëndrimet tona si në opozitë ashtu edhe në pozitë. Prandaj, kërkojmë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës të veprojë në suaza të ligjit. Të kthen ligjshmëritë në këto shkolla duke marrur përkohësisht kompetencat kryetares së Qytetit të Shkupit.

Aleanca për Shqiptarët do të iniciojë procedurë penale institucionit dhe çdo personi në pozitë udhëheqëse për të gjitha rastet e mos-veprimit të institucioneve në vendimet e inspektoratit të arsimit.

Në fund, kërkojmë mbështetjen e qytetarëve dhe mediave. Për shkollat që i përmendëm dhe për gjetjet, kemi informacion se janë njoftuar ministria e arsimit dhe shkencës, Komisioni shtetëror për ndalim të korrupsionit dhe Prokuroria Publike. Heshtja e institucioneve kompetente është krim. Kriminel janë të gjithë ata që heshtin dhe nuk veprojnë sipas ligjit.

Kërkojmë që të gjithë së bashku të bëjmë më shumë, të jemi të gjithë luftëtarë kundër krimit, korrupsionit dhe nepotizmit. Këtë luftë mund ta fitojmë vetëm nëse jemi bashkë. Kjo është rruga e vetme për në BE.

Ju falemnderit!

 Arianit Reka, udhëheqës në sektorin për arsim - ASH

____________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR