• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Arben Fetai: Bujar Osmani po përgatit largimin e tij nga politika, çdo votë për të është votë e djegur

Arben Fetai: Bujar Osmani po përgatit largimin e tij nga politika, çdo votë për të është votë e djegur

16 prill 2024 

Bujar Osmani përmes Ministrisë së Jashtme ka keqpërdorur pozitën e ministrit të Jashtëm dhe ka shtyrë afatin për paraqitjen e kandidaturave në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal. Kjo dëshmon edhe një herë se kandidimi i Osmanit nuk është i sinqertë dhe për shkuarje në rreth të dytë, por vjen vetëm për ta përçarë votën shqiptare dhe të pamundësojë shkuarjen e Arben Taravarit në rreth të dytë.  

Bujar Osmani po përgatit largimin e tij nga politika. Çdo votë shqiptare për të është votë e djegur.

Bujar Osmani e ka mbajtur anën e Vuçiçit dhe ka shtrënguar duart me Lavrovin sepse ai synon pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, ku i duhet përkrahja e Serbisë dhe e aleatëve të saj. 

Këtë e dëshmon edhe shtyrja nga ana e MPJ-së së Maqedonisë së Veriut e afatit për dorëzimin e kandidaturave nga shtetet anëtare për një muaj shtesë, edhe atë deri më 25 prill, pra një ditë pas zgjedhjeve presidenciale.

Si kryesuese aktuale e Procesit  të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, MPJ-së së Maqedonisë së Veriut i ka ra hise të pranojë kandidaturat për pasuesin e Majlinda Bregut, e cili e kryen mandatin e saj në fund të vitit. Bujar Osmani e ka keqpërdorur kryesimin e tij të këtij mekanizmi për t’iu përshtatur agjendës së tij deri në humbjen e tij të sigurt përballë Arben Taravarit natën e 24 prillit. 

Por as ky plan nuk do t’i ec Bujarit. Ai mund të dorëzojë kandidaturën e tij prej humbësi më 25 prill, por qeveria e re e VLEN nuk do të përkrahë nominimin e tij në Bordin e korrikut të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal. Nuk kam asnjë dyshim se nominimi i tij do të bllokohet edhe nga Qeveria e Kosovës. 

Bujar Osmani sigurisht se e ka përkrahjen e Vuçiçit dhe të Dodikut, por Qeveria e VLEN dhe ajo e Vetëvendosjes nuk do të lejojnë që të përfaqësohen nga ata që e shkelin interesin kombëtar duke u shitur te Vuçiçi për një karrige të ndyrë.

Arben Taravari, shef i kabinetit të Arben Taravari 

____________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR