• e premte, 06 mars 2026

Arbër Isaku dhe Sejfulla Osmani - kandidatë për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të cilin e zgjedh Kuvendi

Arbër Isaku dhe Sejfulla Osmani - kandidatë për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të cilin e zgjedh Kuvendi

Shkup, 5 mars 2026 (MIA) – Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve përcaktoi dy kandidatë të cilët vazhdojnë në procedurën për zgjedhje të anëtarit të Këshillit Gjyqësor të cilin e zgjedh Kuvendi. 

Anëtarët e Komisionit, të kryesuar nga deputetja Dafina Stojanoska, zëvendëskryetare e Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, pranuan propozimin e deputetit Bekim Qoku, që kandidatët Arbër Isaku, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës nga Tetova dhe Sejfulla Osmani, doktor i shkencave juridike me provim të dhënë të jurisprudencës nga Gradeci, Komuna e Vrapçishtit, të jenë propozim komisioni në Kuvend, i cili do të vendosë në seancë plenare për një anëtar të Këshillit Gjyqësor të zgjedhur nga Kuvendi.

Në prag të mbledhjes së komisionit, zëvendëskryetarja Dafina Stojanoska përkujtoi se më 26 janar u mbajt debat publik për prezantimin e kandidatëve të cilët i përmbushin kushtet për anëtar të Këshillit Gjyqësor të cilin e zgjedh Kuvendi. 

“Përveç kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve, në debatin publik morën pjesë dhe u parashtronin pyetje kandidatëve edhe përfaqësues të Shoqatës së Gjykatësve, Odës së Avokatëve, organizatave të shoqërisë civile që punojnë në fushën e drejtësisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut, përfaqësues të mediave dhe bashkësia akademike. U zhvillua një diskutim i strukturuar me secilin prej kandidatëve dhe u kushtua kujdes për të siguruar trajtim të barabartë dhe të drejtë të të gjithë kandidatëve”, theksoi Stojanoska.

Arbër Isaku në karrierën e tij ka punuar në sektorin privat por edhe në institucione shtetërore, gjegjësisht në Qeveri, Kuvend dhe në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ku e kryente funksionin shefi i kabinetit, përderisa profesori Sejfulla Osmani në karrierën e tij ka punuar si gjykatës në Gjykatën Themelore në Gostivar, por edhe si avokat dhe profesor universitar. fc/

Foto: Printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR