Arbër Ademi në takim të përbashkët pune për BP-në në Bundestagun gjerman
- Kryetari i Komisionit për çështje evropiane, Arbër Ademi, sot ka marrë pjesë në takim pune me deputetin gjerman Mihael Rot dhe kolegë nga parlamentet e vendeve të rajonit, Shqipërisë, BeH, Serbisë dhe Kosovës në Bundestagun gjerman.
Shkup, 26 shtator 2023 (MIA) - Kryetari i Komisionit për çështje evropiane, Arbër Ademi, sot ka marrë pjesë në takim pune me deputetin gjerman Mihael Rot dhe kolegë nga parlamentet e vendeve të rajonit, Shqipërisë, BeH, Serbisë dhe Kosovës në Bundestagun gjerman.
Ky lloj evenimenti, siç theksohet në kumtesën e pres-shërbimit qeveritar ka mundësuar shkëmbimin e mendimeve ndërmjet pjesëmarrësve në lidhje me procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.
"Ademi shprehu mirënjohjen e tij të veçantë për mbështetjen e fuqishme shumëdekadëshe të Republikës Federale të Gjermanisë në rrugën tonë integruese euroatlantike. Ai po ashtu theksoi se përveç prioriteteve strategjike të politikës së jashtme – aktiviteteve në NATO dhe anëtarësimit të ardhshëm në BE, Republika e Maqedonisë së Veriut i kushtoi rëndësi të madhe intensifikimit dhe thellimit të bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor", thuhet në kumtesë.
Në takim u diskutua për situatën në vend dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në aspektin e integrimeve euroatlantike. mb/
Foto: Kuvendi i RMV