• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Arabia Saudite zyrtarisht i është bashkuar BRIKS-it

Arabia Saudite zyrtarisht i është bashkuar BRIKS-it

Riad, 2 janar 2024 (MIA) - Televizioni shtetëror saudit sot publikoi se Arabia Saudite është anëtarësuar zyrtarisht në organizatën ndërqeveritare BRIKS. Ministri saudit i Punëve të Jashtme në gusht deklaroi se mbretëria do të studionte detajet përpara datës së propozuar të pranimit më 1 janar dhe do të merrte një "vendim të duhur".

Princi Fajsal bin Farhan tha se grupi BRIKS është një "kanal i dobishëm dhe i rëndësishëm" për të forcuar bashkëpunimin ekonomik.

Deri më tani, BRIKS përbëhej nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Republika e Afrikës së Jugut, ndërsa më 1 janar, përveç Arabisë Saudite, do t'i bashkohen edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, Irani dhe Etiopia. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR