• e enjte, 26 dhjetor 2024

Raporti për punën e Këshillit Gjyqësor para Komisionit Parlamentar: 71 kërkesa për përcaktimin e përgjegjësisë për gjykats apo kryetar gjykate ndaj 123 gjykatësve

Raporti për punën e Këshillit Gjyqësor para Komisionit Parlamentar: 71 kërkesa për përcaktimin e përgjegjësisë për gjykats apo kryetar gjykate ndaj 123 gjykatësve

Shkup, 3 tetor 2024 (MIA) - Gjatë vitit 2023, në rendin e ditës para Këshillit Gjyqësor janë vendosur gjithsej 473 parashtresa të qytetarëve dhe personave juridikë lidhur me punën e gjykatave dhe gjykatësve, prej të cilave 74 për qind janë shqyrtuar. Nga të shqyrtuarat mbi 88 për qind ose 349 parashtresa kanë qenë të pabazuara, ndërsa 10 për qind ose 41 parashtresa janë të bazuara apome kriter. Dy parashtresa kanë qenë pjesërisht të bazuara dhe një parashtresë është tërhequr nga kërkuesi, thuhet në raportin për punën e Këshillit Gjyqësor në vitin 2023, i cili sot është para Komisionit parlamentar për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërkomunitetesh.

Si bazë për paraqitjen e parashtresave, sipas analizave të bëra, në Raport thuhet se nga numri i përgjithshëm i parashtriesavetë diskutuara nga Këshilli, më të numërta janë parashtresat në të cilat kërkuesit shprehin pakënaqësi për gjendjen e vërtetuar faktike, pra paraqesin ankesa dhe kërkojnë ndryshimin e vendimit tashmë të miratuar të gjykatës ose përcaktimin e gjendjes faktike të ndryshme nga gjendja faktike e vërtetuar nga gjykata.

Në një pjesë të parashtresave, parashtruesit vlerësojnë se gjykatësit gjatë procedimit për çështje individuale kanë zbatuar gabim ligjin, pra kanë bërë shkelje të ligjit procedural ose material dhe kanë vepruar në mënyrë joprofesionale dhe të pakujdesshme në kryerjen e funksionit të tyre gjyqësor.

Për parashtresat me kriter apo të bazuara për të cilat Këshilli ka konstatuar mangësi në punën e gjyqtarit, më tej vepron koordinatori i përcaktuar me orarin vjetor për punën e asaj gjykate dhe monitorohet puna e gjykatësit, kështu që nëse konstatohet një situatë e caktuar, veprimi i tillë i gjykatësit mund të jetë bazë që një anëtar i Këshillit të inicojë procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë, për shkak të kryerjes joprofesionale dhe të pakujdesshme të funksionit gjyqësor.

Nga analiza e parashtresave të dorëzuara në gjykata, rezulton se numri më i madh i përket punës së gjykatave të Apelit Shkup.

Si parashtrues paraqiten individë, persona juridikë, organizata joqeveritare dhe shoqata civile, sindikata, avokatë etj.

Nga gjykatat themelore, më të numërta janë parashtresat për Gjykatën Themelore Civile Shkup - 68, pasuar nga Gjykata e Ohrit - 23, Gjykata e Gostivarit - 22 dhe Gjykata e Manastirit dhe ajo e Kavadarit, nga 16.

Këshilli ka vepruar edhe për parashtresa të dërguara në bazë të kompetencave edhe nga institucionet e tjera shtetërore, më të shumtat prej të cilave ishin nga Ministria e Drejtësisë - 14, 8 nga KSHPK-ja dhe Agjencitë Qeveritare, dy nga Avokati i Popullit dhe një nga Prokuroria Publike. Këshilli ka vepruar edhe për tre parashtresa anonime. 

Gjatë vitit 2023 janë paraqitur 71 parashtresa për përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarit apo kryetarit të një gjykate ndaj 123 gjykatësve. Prej tyre janë refuzuar 38 parashtresa ndaj 68 gjykatësve, ndërsa për një është marrë vendim ndërprerje.

Këshilli në vitin 2023 nuk ka marrë asnjë vendim për shkarkimin e gjykatësve/kryetarëve të gjykatave për shkak të kryerjes joprofesionale dhe të pakujdesshme të funksionit gjyqësor, ndërsa ka vendosur masa disiplinore për katër gjyqtarë, si më poshtë:

Ulje të pagës në masën 15% të pagës mujore për një periudhë tre mujore, për një gjyqtar që nuk u tërhoq dhe veproi dhe vendosi për lëndët kur avokati i palës, ishte avokati që kishte punësuar vajzën e tij.

Ulje të pagës në masën 20% të pagës mujore për një periudhë gjashtëmujore, për një gjyqtar që ka zvarritur procedurën pa arsye të justifikuara, pavarësisht se bëhet fjalë për çështje urgjente dhe publike.

Ulje e pagës në masën 20% të pagës mujore të gjyqtarit për një periudhë 6 mujore për një gjyqtar që nuk është shfajësuar edhe pse vajza e tij ka qenë e punësuar nga avokati i të pandehurit në rastet, gjë që ka sjellë pasoja të rënda që manifestohen si shkelje e të drejtës për gjykim të drejtë nga një gjykatë e paanshme dhe krijimi i mosbesimit tek qytetarët në gjyqësor, duke dëmtuar kështu reputacionin e gjyqësorit.

Ulja e pagës në masën 30% të pagës mujore për një periudhë gjashtëmujore për një gjyqtar që me dashje dhe në mënyrë të pajustifikueshme ka bërë një gabim të madh profesional, kështu që në një rast është urdhëruar pagesa e të njëjtave shpenzime të dhëna dy herë, një herë nga buxheti i RMV-së dhe sërish nga buxheti gjyqësor, ndërsa në pesë raste gjykatësi ka marrë vendime dhe para se të marrin formë të prerë i ka dorëzuar në Prokurorinë e RMV-së me qëllim pagesën vullnetare të shpenzimeve të lirimit dhe refuzimit të aktgjykimeve, dhe në pesëmbëdhjetë lëndë penale gjyqtari në procesverbal ka theksuar se procedura është ndërprerë, por nuk ka marrë vendim formal për ndërprerjen e procedurës. 

Një gjyqtar kaloi vetëm me paralajmërim me shkrim për një dëmtim të kryer me dashje ose pakujdesi të dukshme për faj të gjyqtarit pa arsye të justifikueshme.

Në vitin 2023, gjykatat nuk arritën të përballonin fluksin e çështjeve dhe rritën numrin e lëndëve të pazgjidhura. Nga raportet statistikore për punën e gjykatave, rezulton se në vitin 2023, nga 34 gjykata, 13 kanë qenë të azhurnuara, 21 jo të azhurnuara, nga të cilat 3 gjykata të apelit dhe 18 gjykata themelore. 

Gjatë vitit 2023, Këshilli ka mbajtur 44 seanca, që tregon një rritje të seancave të mbajtura në vitin 2022 (35). 

“Një nga angazhimet themelore të Këshillit është ndarja financiare e autoritetit gjyqësor nga autoritetet e tjera, pra avokimi për rritjen e përqindjes së buxhetit gjyqësor në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto nga 0.3% aktuale në nivel vjetor në 0.8% e përcaktuar me ligj të buxhetit për autoritetin gjyqësor, sipas raportit të punës së Këshillit Gjyqësor për vitin 2023. 

Gjatë vitit 2023 janë zgjedhur gjithsej 42 gjyqtarë, përkatësisht dy gjyqtarë suprem, 10 të apelit dhe 32 gjyqtarë në gjykatat themelore në mbarë vendin, ndërsa mbarimi i detyrës gjyqësore është përcaktuar për 46 gjyqtarë.

Për shkak të nevojës për gjyqtarë në disa gjykata themelore, Këshilli ka marrë vendim edhe për caktimin e përkohshëm të 22 gjyqtarëve, për një periudhë maksimale prej një viti.

Sipas raportit, 75 për qind e buxhetit të gjykatës është për burimet njerëzore. Numri i të punësuarve në organet gjyqësore më 31.12.2023 është 2611 persona, nga të cilët 392 gjyqtarë, 1825 zyrtarë gjyqësorë, 43 zyrtarë administrativë dhe 188 punonjës gjyqësorë. Ka 140 policë gjyqësorë.

Për funksionimin e Këshillit Gjyqësor në vitin kalendarik 2023 janë shpenzuar gjithsej 55.754.633 denarë ose rreth 905 mijë euro, prej të cilave 47.033.504 denarë (rreth 763 mijë euro) janë shpenzuar për paga dhe shtesë.

 Si rekomandime në Raport, thuhet se në afatet e përcaktuara kohore do të zbatohen aktivitetet e parashikuara në Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Bashkimit Evropian drejtuar Këshillit Gjyqësor të RMV-së, i cili do të zbatojë plotësisht rekomandimet e dhëna në Raportin e Misionit vlerësues të BE-së, të cilët janë nën autoritetin e Këshillit, si dhe ndërmarrjen e veprimeve në drejtim të zbatimit për tejkalimin e situatave të shënuara në Raportin për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2023, të publikuar nga Komisioni Evropian, veçanërisht angazhimi i Këshillit për të mbrojtur integritetin, pavarësinë dhe profesionalizmin e gjyqtarëve dhe të institucioneve dhe kundërshtimin ndaj çdo ndikimi të jashtëm.

Foto: Arkivi I MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR