• e diel, 24 nëntor 2024

APMT: Interesim i madh për stendën e Maqedonisë së Veriut në "Vizioni i verës në Ballkanin e Hapur"

APMT: Interesim i madh për stendën e Maqedonisë së Veriut në
Shkup, 1 shtator 2022 (MIA) – I madh është interesimi për ofertën e stendës së Maqedonisë së Veriut në panairin “Vizioni i verës në Ballkanin e Hapur”, informon Agjencia për promovim dhe mbështetje të turizmit (APMT) në faqen e saj zyrtare në Fejsbuk. Sipas Agjencisë, Ballkani është i hapur për një vizion të ri. “Ballkani i Hapur është një shembull i vërtetë i bashkëpunimit të suksesshëm rajonal. Marrim pjesë në një stendë të përbashkët me agjenci kombëtare turistike nga Shqipëria dhe Serbia. Programi parashikon aktivitete katërditore. Promovimi i vendit tonë si destinacion turistik do të ndiqet me video turistike, broshura promovuese, fletushka si dhe materiale promovuese”, thekson Agjencia. Pjesë e Programit do të jetë edhe prezantimi i pjesës gastronomike dhe verërave përmes degustimit të ushqimit dhe verës.

QËNDRONI TË LIDHUR