• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Apel nga MPJ: Shtetasit e Maqedonisë ta braktisin Sirinë

Apel nga MPJ: Shtetasit e Maqedonisë ta braktisin Sirinë

Shkup, 8 dhjetor 2024 (MIA) - Për shkak të situatës së përkeqësuar të sigurisë në Siri, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut u bën thirrje qytetarëve tanë të cilët gjenden në këtë vend, që në rastin e parë të mundshëm të largohen prej atje.

"Apelojmë që të shtyhen të gjitha udhëtimet në këtë vend. Ekziston mundësia e përkeqësimit të mëtejshëm të situatës, e me këtë edhe zvogëlimi i mundësive për largim me kohë nga Siria", thuhet në kumtesën e Ministrisë.

Nga aty theksojnë se si gjithmonë, Ministria vë të gjitha kapacitetet e saj për të ndihmuar qytetarët tanë dhe thekson SOS numrin e telefonit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme +389 75 268 736 (email adresa: globalsos@mfa.gov.mk ). sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR