• e enjte, 26 dhjetor 2024

Apasiev: Nuk do të ketë kurrë ndryshime kushtetuese

Apasiev: Nuk do të ketë kurrë ndryshime kushtetuese

Shkup, 25 korrik 2023 (MIA) - Deputeti dhe kryetari i Partisë E Majta, Dimitar Apasiev sot në Komisionin për çështje kushtetuese deklaroi se nuk do të ketë kurrë ndryshime kushtetuese.

"Nuk do të ketë kurrë ndryshime kushtetuese, sepse mendojmë se një debat përmbajtjesor është i pavlerë, sepse ju kryeministër e keni bërë llogarinë pa hanxhiun, ju keni hyrë në këtë proces pa siguruar dy të tretat e shumicës", ka thënë Apasievi.

Ai akuzoi pushtetin se nuk ka siguruar asnjë garanci shtetërore dhe shtoi se Bullgaria dhe vendet e tjera mund të na vendosin veto në rrugën drejt BE-së.

Sipas Apasievit, madje askush nuk flet për pasojat juridike që do të dalin nga procesi i ndryshimeve kushtetuese, jo vetëm përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën tonë.

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR