• e diel, 23 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Apasiev: Nëse Gashi miratonte vendim për anulimin e seancës mbikëqyrëse të Komisionit anketues, kjo do të ishte objekt i procedurave të mëtejshme ligjore para Gjykatës Kushtetuese

Apasiev: Nëse Gashi miratonte vendim për anulimin e seancës mbikëqyrëse të Komisionit anketues, kjo do të ishte objekt i procedurave të mëtejshme ligjore para Gjykatës Kushtetuese

Shkup, 25 shkurt 2025 (MIA) - Dimitar Apasiev, kryetar i Komisionit të përhershëm anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit në konferencën e sotme për media në Kuvend informoi se edhe përkundër të gjitha peripecive dhe sabotimit ka vendosur që debati mbikëqyrës për ndotjen e ajrit të mbahet në Komisionin e përhershëm anketues për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarit edhe atë në përputhje me orarin e paraparë – sot në orën 11:00 në sallën “Boris Trajkovski”.

"Këtë e bazoj në atë që kam marrë si shkresë nga ana e spikerit të Kuvendit prej 04.02.2025 me të cilën ma ridërgon kërkesën nga 20 deputetë me të cilën ata kërkojnë që ky Komision të thirr debat mbikëqyrës. Unë si kryetar i Komisionit, gjegjësisht person zyrtar i autorizuar për ta thirrë këtë komision, kam jo vetëm të drejtë, por edhe obligim ta bëj atë në pajtim me nenin 21 paragrafi 3 nga Ligji për Kuvendin dhe në pajtim me nenin 214 paragrafi 5 nga Rregullorja. Nëse nuk e bëj këtë, rrezikoj paraqitje penale për mosveprim zyrtar nga ana e 20 deputetëve që më kërkuan ta mbaj këtë seancë mbikëqyrëse", tha Apasievi.

Ai theksoi se gjatë këtyre ditëve ka pasur dilemë juridike, gjegjësisht siç tha, spikeri i ka dërguar një letër të dytë me të cilën e informon për mendim të Komisionit për rregulloren e punës dhe çështjet e imunitetit dhe mandatit, të cilit ai i ka paraqitur ankesë administrative duke e kundërshtuar këtë mendim.

Apasiev vlerësoi se derisa spikeri i Kuvendit, Afrim Gashi nxori vendim për anulimin e seancës mbikëqyrëse të Komisionit anketues, kjo do të ishte objekt i procedimeve të mëtejshme ligjore në Gjykatën Kushtetuese.

"Në këtë rast, nuk ka parakushte për instrumente të tilla ligjore, sepse kryetari, sipas bindjes sime, nuk ka nxjerrë asnjë akt ligjor që do të anulonte komisionin e caktuar fillimisht. Nëse e ndiqni faqen e Kuvendit, ai Komision nuk është hequr nga rendi i ditës dhe ajo, pasi unë e kam caktuar atë komisionin, qëndron. Spikeri Gashi e di se nëse do të nxirrte një vendim të tillë për anulimin e tij, do të ishte objekt i mëtutjeshëm kontestimi para Gjykatës Kushtetuese. Dhe sipas meje, kjo është arsyeja pse ai nuk ka marrë një vendim të tillë deri në ditën e seancës dhe në orën e seancës. Pra, bien parakushtet ligjore për inicimin e një mosmarrëveshje të tillë para Gjykatës Kushtetuese", tha ai. 

Apasiev informoi se në seancën mbikëqyrëse janë ftuar 40 mysafirë dhe theksoi se përfundimet nxirren në fund. Theksoi se për seancën mbikëqyrëse, sipas Rregullores nuk kërkohet kuorum për punë. qa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR