• e shtunë, 23 nëntor 2024

Apasiev: Kemi gjashtë mandate të sigurta për deputetë, presim edhe një

Apasiev: Kemi gjashtë mandate të sigurta për deputetë, presim edhe një

Shkup, 8 maj 2024 (MIA) - Lideri i partisë "E Majta" Dimitar Apasiev sonte ka kumtuar se në zgjedhjet parlamentare kanë fituar gjashtë mandate deputetësh dhe se presin të marrin edhe një mandat deputeti.

Në Njësinë zgjedhore një, siç informoi ai në konferencë për media, kanë dy deputetë, në të dytën një deputet, në njësinë tre një është i sigurt dhe se luftojnë për një mandat tjetër deputeti për të cilin në pyetje janë 200 deri në 300 vota, në njësinë e katërt një deputet dhe në njësinë e pestë zgjedhore një deputet.

Ai paralajmëroi se kërkesa e parë e “Të Majtës” do të jetë vendosja e një njësie zgjedhore, ndërsa ka paralajmëruar edhe debat të ashpër në Kuvend.

"E majta do të vazhdojë më fortë, pesë herë më e fortë se tani, sepse secili prej deputetëve tanë vlen sa dhjetë prej tyre. Le ta dinë se i pret ferri në Kuvend me deputetët tanë luftarak", ka thënë Apasievi. 

Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR